Ndeshje e fortë në Klinë, Dukagjini dhe Drita ndahen në paqe

Dukagjini dhe Drita kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë miqësore.

Dy skuadrat kanë luajtur takimin miqësor në stadiumin e qytetit në Klinë.

E pas 90 minutave lojë, rezultati ishte i barabartë 1-1, shkruan Gazeta Olle.

Ardian Cuculi kaloi Dritën në epërsi në pjesën e parë.

E në pjesën e dytë për skuadrën e Armend Dallkut, realizoi Ahmed Januzi për rezultatin përfundimtar 1-1.

Vlen të përmendet se dy trajnerët iu dhanë hapësira të gjithë lojtarëve në dispozicion. /Gazeta Olle/

Trajneri i Southampton e ngrit në qiell Armando Brojën: Është shumë i talentuar, na impresionoi sezonin e fundit

Drenica mposhtë Llapin, VAR-i e anuloi një penallti