Ndeshje e çmendur, gjashtë gola të shënuar: Kjo ishte nota e Amir Rrahmanit

Hellas Verona ka bërë një rikthim të madh në rezultat.

Në takimin e sotëm ndaj Torinosë, skuadra në të cilën luan edhe Amir Rrahmani, ishte duke humbur me rezultatin 3-0, shkruan Gazeta Olle.

Por, pas minutës së 69-të, e më tej, Verona arriti të barazon rezultatin në 3-3 i cili ishte edhe final i këtij takimi.

Edhe në këtë ndeshje, mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ishte nga më të dalluarit.

Sipas Sofascore, nota e Rrahmanit në takimin e sot ishte 6.8, nga më të mëdhatë nga gjithë lojtarët e Veronës.