Ndeshja vendimtare e Ligës së Dytë, Rahoveci dhe Bashkimi luajnë për inkuadrim në Ligën e Parë

Sot do të zhvillohen dy ndeshje në xhiron e fundit në kuadër të Ligës së Dytë.

Padyshim që vëmendja kryesore pritet të jetë në derbin ndërmjet Rahovecit dhe Bashkimit i Koretinit. Dy skuadra që janë duke kërkuar me ngulm inkuadrimin në Ligën e Parë.

Vreshtarët përveç fitores çdo rezultat tjetër do ti ishte i pamjaftushëm për t’u inkuadruar në Ligën e Parë direkt, ndryshe do ta kërkojnë me anë të barazhit. Ndërsa, koretinasit vetëm një barazim në këtë ndeshje do t’i mjaftonte kalimin në nivelin e dytë të futbollit kosovar.

Ndeshja jo me pak e rëndësishme do të zhvillohet edhe në Gjakovë, ku skuadra e Fushë Kosovës me një fitore eventuale do të shpallet edhe kampione e nivelit të tretë të futbollit kosovar. Kurse, skuadra e Gjakovës ka kohë që e ka siguruar mbetjen në këtë ligë.

Ndërsa ditën e djeshme (e premte) Dushkaja e ka siguruar mbetjen në ligë, pasi e ka mposhtur Rilindjën në një ndeshje tejet interesante me pesë gola të shënuar nga dy skuadrat, e që ishte e mjaftushme rezultati prej 3:2 për ekipin e Dushkajës.

Të dy takimet do të zhvillohen nga ora 16:00.

Liga e Dytë – Java e 30-të:

E premte – 16:00

Dushkaja 3:2 Rilindja

E shtune – 16:00

Rahoveci – Bashkimi

Gjakova –  Fushë Kosova