Ndeshja Prishtina – Dukagjini nuk luhet në “Fadil Vokrri”, ja dy opsionet e mundshme

Këtë vikend rikthehet futbolli kosovar, derisa në program janë ndeshjet 1/8 e finales së Kupës së Kosovës.

Padyshim njëra nga ndeshjet më joshëse është ajo ndërmjet Prishtinës e Dukagjinit, dy skuadra këto që esynojnë këtë torfe pasi u hap rrugën për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare.

Megjithatë, duket se për Prishtinën pranvera do të sjellë bukur shumë telashe. Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është shumë e dëmtuar dhe FFK parasheh intervenim aty në mënyrë që të bëhet gati për ndeshjet e marsit ku Kombëtarja e Kosovës i nis kualifikimet për Euro 2024.

Kjo bënë që Prishtina të kërkojë alternativë tjetër.

Burime të Demokracia.com mësojnë se ndeshja sigurt nuk luhet në “Fadil Vokrri” derisa tashmë janë dy opsione.

Janë stadium “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe “Sami Kelmendi” në Lipjan. Se ku do të vendosin bardhekaltrit mbetet të shihet por sigurisht moszhvillimi i ndeshjeve në shtëpi të vetë do të jetë telashe për këtë skuadër.

Ferizaj prezanton përforcimet e janarit

Zaniolo i gatshëm të padisë Romën pas afatit kaotik të janarit