Ndeshja në kryeqytet hap edicionin në Superligën e hendbollisteve

Ndeshja mes Prishtinës dhe Jusuf Gërvallës e hap edicionin 2021/2022 në Superligën e Kosovës në hendboll (vajzat).

Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 14:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.

Prishtina ka pretendimet e saj të zakonshme për edicionin e ri, ndërsa Jusuf Gërvalla do të mundohet të mbledhë sa më shumë pikë dhe të befasojë skuadrat që cilësohen favorite.
Të shtunën janë edhe tri ndeshje tjera.

Kampionia aktuale, Vushtrria, nga ora 16:00 takohet me Shqiponjën e Gjakovës. Kjo ndeshje luhet në palestrën e sporteve në Samadrexhë. Po prej orës 16:00 luhet takimi Drita – Istogu.

Me marrëveshje të dy skuadrave, ndeshja zhvillohet në Istog.

Takimi i fundit i së shtunës është ai në mes të Kastriotit e Vëllaznimit. Kjo ndeshje luhet në Ferizaj, prej orës 18:00.

Xhiroja e parë mbyllet të dielën, kur janë dy ndeshje. Nga ora 17:00 takohen Samadrexha e Vjosa, ndërsa Ferizaj e Ulpiana luajnë prej orës 18:00.

Besart Berisha zbulon synimet e tij pas transferimit te Prishtina

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”: Keni ëndërr të fitoni trofe, përfundoni punët në ara dhe ejani fotografoni me Kupën dhe Superkupën e Kosovës