Ndeshja mund të mos zhvillohet

Ndeshja ndërmjetë Udineses dhe Parmas mund të mos zhvillohet fare në këtë fundjavë, pasi lojtarët e Parmas janë në grëve dhe nuk kanë dalë as në stërvitje.

Shkak i kësja janë bërë pagat e papaguara tash e disa muaj.  Kryetari i Komuës së Parmas kishte dal më një deklaratë duke thënë se ndeshja është anuluar, por më vonë i ka përgënjeshtruar fjalët e veta. “Unë nuk jam duke konfirmuar se gjithçka është anuluar”, tha Pizzarotti për ‘RadioParma’.

“Kur ne do të kemi disa informacione të drejtpërdrejtë, atëherë do të tregojmë më shumë. Tani për tani unë nuk mund të konfirmoj asgjë. Do të ketë një deklaratë zyrtarë më vonë pas një ose dy orësh”, tha kryetari i komunës, transmeton ‘Gazeta olle’.   

“Unë isha në takimin me FIGC dhe AIC (Unioni I futbollistëve) në Collecchio, dhe atje e pashë që ishte një ndjenjë e madhe e pasigurisë. Këto nuk janë rrethana të thjeshta, por ne do të bëjmë çmos për të shpëtuar klubin, i cili është një simbol i qytetit”.