Ndeshja miqësore ndërmjet Trepçës ’89 dhe Ulpianës filloi me një minutë heshtje në nderim të futbollistit Erion Kajtazi

Ndeshja e sotme miqësore ndërmjet Trepçës ’89 dhe Ulpianës filloi me një minutë heshtje në nderim të futbollistit Erion Kajtazi. 

Kajtazi, talenti 17-vjeçar i mitrovicasve ndërroi jetë më 3 dhjetor gjatë ndeshjes ndaj A&N në Superligën e Juniorëve, shkruan Gazeta Olle.

Kajtazi pësoi një sulm kardiak dhe përkundër interevenimit të shpejtë nga stafi mjekësor, ai nuk dha shenja jete.

Njoftimi i plotë nga KF Trepça ’89:

Ndeshja e sotshme miqësore ndaj KF Ulpianës fillon me një minutë heshtje, nderohet Futbollisti ynë Erion Kajtazi – Eri.

Pusho në paqe diamanti ynë.

/Gazeta Olle/

Modric ka një thirrje për bashkëlojtarët e tij para gjysmëfinales

Befason Casillas, zbulon dy kombëtaret që dëshiron t’i shohë si fitues në Botërorin ‘Katar 2022’