Ndeshja me Rahovecin është shtyrë, Prishtina vjen me reagim zyrtar

Ndeshja mes Prishtinës dhe Rahovecit e vlefshme për xhiron e 13-të nuk është zhvilluar.

Kjo për shkak se gjyqtari Artan Gashi nuk pranoi lejimin e ndeshjes pa prezencën e Policisë së Kosovës.

Gjithsesi tani ka ardhur reagimi nga klubi kryeqytetas duke zbuluar detajet se si erdhi deri te momenti që ndeshja të shtyhet.

Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje i KB Prishtinës:

REAGIM

Referi Artan Gashi shkakton moszhvillimin e ndeshjes, tallet me publikun, klubin dhe Policinë e Kosovës.

Siç jeni në dijeni, ndeshja kampionale ndërmjet KB SIGAL Prishtina dhe KB Rahoveci, u vendos të ndërprehet ende pa nisur arbitrarisht nga referi Artan Gashi, madje edhe pas ardhjes së forcave të shumta policore. Sipas tij, Klubi jonë është dashur ta sigurojë pjesëmarrjen e Policise në sallë, gjë që klubi jonë e ka bërë.

Policia e Kosovës (PK) kanë qenë në sallë, ndërsa duke mos i mjaftuar prezenca e zyrtarevë policorë, delegati kërkoi që të shtohet prezenca e tyre, edhe pse fillimisht deklaroi se ata që ishin aty mjaftonin. Me kërkesë të tyre, PK sjelli fillimisht edhe zyrtarë të tjerë, ku referit Artan Gashi nuk i mjaftuan as ata, dhe vendosi që të mos e nisë ndeshjen pikërisht në momentin kur në sallë erdhën edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës, dhe tha që të presin e mos të zbrazet salla.

KB SIGAL Prishtina i kërkon falje të gjithë tifozëve që ishin prezent në sallë ku për shkak të vendimit tendencioz dhe inatçorr të referit Artan Gashi nuk u zhvillua ndeshja, përkundër faktit që të gjitha kërkesat u plotësuan.

Me këtë ndërprerje krejtësisht të panevojshme u prish imazhi i një ngjarjeje sportive për të cilën shikuesit ishin mbledhë në sallën. As përmbushja e kërkesave e as lutjet tona drejtuar referit në fjalë nuk e bënë ta ndryshojë mendjen për hir të basketbollit dhe dashamirëve të këtij sporti.
Bordi jonë dhe Këshilli Organizues është duke e konsideruar seriozisht moszhvillimin e kësaj ndeshjeje dhe mosorganizimin e Superkupës së Kosovës, në rast të delegimit të këtij imazhprishësi inatçorr në ndeshjet e KB Sigal Prishtina.

Të tillët nuk i duhen as palestrave e as basketbollit, duke marrë vendime të ngutshme e të gabueshme për shkak të tekeve e inateve personale. Faleminderit!

Deschamps me fjalë të mëdha për Kylian Mbappen

Anglia shumë e fortë për Senegalin, fiton pastër dhe kalon në çerekfinale