‘Ndeshja e vitit për Bayernin’

Te Bayerni janë duke menduar se si ta kthejnë rezultatin nga ndeshja e parë me Porton ku u mposhtën 3:1.

Portieri gjerman Manuel Neuer, i cili i shpëtoi kartonit të kuq në ndeshjen e parë pasi një penalltie të shkaktuar në zonë, thotë se mendja e bavarezëve është të ndeshja e sezonit. “Ne e dimë se është loja më e madhe e sezonit”, ka thënë Neuer. “Çdo njëri prej nesh do të bëjmë gjithçka që mundet për të bërë një performancë të mirë”.

Edhe trajneri Guardiola dje bëri jehonë me deklaratën e tij, duke thënë: “Është një finale. Na duhet një performancë të madhe”.

“Kjo do të jetë e vështirë, por ne do të japim gjithçka që të shkojmë. Unë kam shumë besim në lojtarët e mi”, pohoi Guardiola.