Ndeshja e Superkupës së Evropës do të luhet në Shkup

Shkupi do të jetë nikoqir i Superkupës së UEFA-së në vitin 2017, që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit.

Kjo do të jetë edhe finalja e parë e garave të mëdha evropiane që organizohet në kryeqytetin e Maqedonisë.

Lajmin e ka zbuluar UEFA përmes faqes zyrtare, që ka konfirmuar se Stadiumi Kombëtar Filipi II do të jetë fusha e përballjes në mes të fituesit të Ligës së Kampionëve dhe atij të Europa League të vitit të ardhshëm.

Vendimi është marrë të hënën në takimin e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s në Pragë, transmeton Telegrafi.

Më herët në këtë stadium, i cili ka kapacitet prej 33 460 ulësesh, ishin zhvilluar ndeshje të kampionatit evropiane U19 për femra,.

Superkupa e UEFA-së këtë vit do të organizohet në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku edhe këtë vit do të takohen dy skuadra spanjolle, Sevilla dhe Barcelona.

Vitin e ardhshëm finalja e Superkupës evropiane do të zhvillohet në stadiumin Lerkendal Stadion në Trondheim të Norvegjisë.