Ndeshja e parë në Old Traford, Onana bëhet ‘hor’ duke pësuar gol nga gjysma e fushës

Manchester United është duke zhvilluar një ndeshje miqësore përballë Lensit në Old Traford.

Por në këtë duel miqësor është shënuar një gol i jashtëzakonshëm nga gjysma e fushës.

Andre Onana kishte lëshuar portën e tij dhe këtë më së miri e shfrytëzoi mesfushori mysafir Florian Sotoca.

Anëtari i Lens e pa bukur daljen e Onanas dhe me një goditje të bukur nga gjysma e fushës realizoi për 0-1.

Kaq ka mjaftuar që Onana të shndërrohet në meme në rrjetet sociale, pasi goli i pësuar i tij është bërë viral.

Zyrtare: Rasmus Hojlund transferohet te Manchester United

Granit Jashari zyrtarizohet te Llapi