Ndeshja e jetës sipas Kloppit

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp, ka thënë se skuadra e tij do të përballet me sfidën më të madhe në futboll, teksa do të mundohen që ta përmbysin humbjen me rezultat 2-1 nga ndeshja e parë e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Skuadra gjermane do ta presë skuadrën e Massimiliano Allegrit të mërkurën në mbrëmje dhe Klopp thotë se nuk ka sfidë më të madhe se sa të përballesh me një skuadër italiane që ka nevojë vetëm për një barazim për të shkuar tutje.

“Për të arritur në çerek-finale duhet të bëni një paraqitje të jashtëzakonshme, ndërsa ne nuk e bëmë këtë në ndeshjen e parë”, tha fillimisht Klopp.

“Ne kemi përballë sfidën më të madhe në futboll, të fitojmë kundër një skuadre italiane e cila ka nevojë vetëm për një barazim”, theksoi gjermani.