Ndeshja e fundjavës mund të regjistrohet 3:0 në tavolinë

Sezoni për Romën  dhe Marash Kumbullën mund të pësojë goditje të fortë që në start.

Verdhekuqtë rrezikojnë të penalizohen për takimin me verdheblutë e Veronës për shkak të procedurës së regjistrimit të parregullt të një lojtari.

Mediat italiane shkruajnë se klubi kryeqytetas ka regjistruar si lojtar nën moshën 22-vjeç futbollistin nga Guiena Amadu Diavara. Sipas rregullores para fillimit të sezonit çdo klub duhet të dorëzojë një listë prej 25 lojtarësh.

Roma e ka regjistruar futbollistin afrikan si lojtar të skuadrës U22 (lista B e dërguar në Ligën Italiane).

Por, futbollisti ka mbushur 23 vjeç në 17 korrik dhe verdhekuqtë tentuan të hiqnin lojtarin nga lista e parë për t’i bërë vend një tjetër futbollisti.

Nëse këto pretendime konfirmohen si të sakta, automatikisht Roma e humbet ndeshjen me Veronën 0-3 në tavolinë.

Foto Paola Garbuio/LaPresse
19 settembre 2020 Verona, Italia
sport calcio
Hellas Verona vs Roma – Campionato di calcio Serie A TIM 2020/2021 – stadio Bentegodi .
Nella foto: diawara amadou, miguel veloso
Photo Paola Garbuio/LaPresse
Settember 19, 2020 Verona, Italy
sport soccer
Hellas Verona vs Roma- Italian Football Championship League A TIM 2020/2021 – Bentegodi stadium.
In the pic: diawara amadou, miguel veloso