Ndeshja e fundit e xhiros së dytë në Ligën e Dytë mbyllet me këtë rezultat

Xhiro e dytë në Ligën e Dytë ka përfunduar me ndeshjen Rilindja – Lepenci.

Mysafirët triumfuan me rezultat minimal 1-0, duke arkëtuar kështu tri pikë të rëndësishme, shkruan Gazeta Olle.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin e Ramiz Sadikut, golin e fitores për skuadrën së Lepencit e shënoi Qlirm Mezraja në minutën e 49-të.

Ishin këto pikët e para për skuadrën nga Kaçaniku pas humbjes në xhiron e parë.

Ndërsa skuadra nga kryeqyteti Rilindja në dy ndeshje të zhvilluara ende nuk ka asnjë pikë, duke humbur në dy takime.

/Gazeta Olle/

Vjen përgjigja e Faruk Statovcit pas reagimit të ashpër nga Drenica për deklaratën e tij

Ballkani apo Prishtina, ku do të transferohet Besart Berisha?