Ndeshja Drenica – Llapi ka sjell më së shumti gola deri më tani në Superligën e Kosovës, gjithsej tetë sosh.
Kjo ndeshjes u mbyll me rezultat 5:3 në të mirë të mysafirëve, Llapit.
Ndeshja që kishte sjell më së shumti gola deri sot ishte ajo mes Ulpianës dhe Llapit që u mbyll 0-6.
Kjo është ndeshje e parë në këtë edicion që mbyllet në zhargonin bastoresk (7+), që është kuota më e lartë zakonisht.
Për me tepër pjesën e parë e fitoi Drenica 1-0, ndërsa Llapi u kthye duke shënuar pesë herë radhazi, për t’i shtuar edhe dy gola të tjerë Drenica.
Llapi ka marr fitoren e pestë me radhë në udhëtim, ndërsa Drenica ka pësuar humbjen e katërt me radhë./GazetaOlle/