Ndërron jetë trajneri i parë që ftoi te Zvicra futbollistë me origjinë shqiptare

Trajneri i njohur zviceran, Kobi Kuhn ndërroi jetë më 26 nëntor të këtij viti, derisa dje iu dha lamtumira e fundit, transmeton Zëri.

Kuhn ishte trajneri i parë që ftoi te Zvicra futbollistë me origjinë shqiptare.

Ai ishte trajneri i cili e ftoi për herë të parë në Përfaqësuesen e Zvicrës, Milaim Ramën.

Ndërsa, në kohën e tij ka luajtur edhe Valon Behrami.

Në varrimin e tij të shtunën morën pjesë figura të larta të futbollit zviceran.