Ndërron jetë tifozi i Prishtinës, Plisat: U godit nga makina, na iku një tifoz i madh

Ditë zie për familjen Gara dhe për tifo-grupin prishtinas, Plisat.

Tifozi Genci ka ndërruar jetë sot, përcjellë Gazeta Olle.

Lajmi u konfirmua nga Plisat në faqen e tyre zyrtare.

Gara u godit ditë më parë nga një makinë në Fushë Kosovë, derisa pas një beteje disa ditore për jetë, u dorëzua sot.

“Pas një beteje disa ditore për jetë, sot Plisat, Prishtina dhe kombëtarja jonë, do të kenë një anëtar më pak.

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se Genc Gara pak orë më parë ka ndërruar jetë.

Ditë më parë Genci u godit nga një makinë në Fushë Kosovë.

Për varrimin e të ndjerit do t’ju njoftojmë me kohë.

Ngushëllime familjes, miqve dhe Plisave!”, thuhet në njoftim. /Gazeta Olle/