Ndërron jetë në moshë të re bashkëshortja e futbollistit kosovar Alban Shillova

Alban Shillova ka marrë një lajm të rëndë në mëngjesin e ditës së hënë të 15 janarit.

Futbollisti i njohur kosovar, ka njoftuar se bashkëshortja e tij Kaltrina ka ndërruar jetë në moshë të re.

31-vjeçari është anëtar i skuadrës elitare FC Feronikeli ’74, derisa ka qenë vet ai që ka njoftuar për vdekjen e bashkëshortes dhe vendin dhe orën se ku do të varroset ajo.

“Me pikëllim të thellë dhe zemra të thyera ju njoftojmë që Kaltrina jonë e dashur ndërroi jetë! Varrimi bëhet me namazin e ikindisë në fshatin Zllatar”, ka shkruar Shillova.

Kaltrina ka qenë duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë në kohët e fundit.

E ndjera pas vetës ka lënë një vajzë të vogël.

Shillova është një nga sulmuesit më të mirë në Kosovë në vitet e fundit, derisa ai ka bërë karrierë në shumë klube deri më tani si Prishtina, Drita, Llapi, Drenica, Malisheva Fushë Kosova, Trepça, Liria e Vllaznia e Pozhoranit./

Zhegrova: Ambiciet tona janë të larta këtë edicion, duam Championsin me Lille

Spektakël në Target Center, Timberwolves marrin fitore ndaj Clippers