Ndërron jetë ish-trajneri anglez

Ish-trajneri i njohur anglez, Jim Smith ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.

Smith, i njohur me nofkën e tij si “Bald Eagle” (Shqiponja Qerose), kishte drejtuar nëntë klube angleze.

Derby County, Oxford United dhe Portsmouth ishin disa prej klubeve që i kishte menaxhuar Smith.

Gjatë karrierës së tij ai arriti në një finale të Kupës së Ligës me Queens Park Rangersin në vitin 1986 dhe arriti të inkuadrohej në Premierligë me Derbyn në vitin 1996.

Opinioni futbollistik anglez i ka qëndruar afër familjes së të ndjerit në këto ditë të vështira.