Ndërron jetë ish-futbollisti i Crvena Zvezdës së Gjilanit dhe Kosovës, Maksut Maksuti

Ish-futbollisti i C.Zvezdës së Gjilanit, Maksut Maksuti dhe trajner i klubit të Dritës, Maksut Maksuti, sot ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare.

Maksuti ishte njëri ndër futbollistët më të mirë që ka pasur qyteti i Gjilanit, ai njëherit ishte edhe anëtar i Reprezentacionit të Kosovës në futboll gjatë viteve të 70-ta.

Maksut Maksuti ishte edhe pedagog i shquar i kulturës fizike, një jetë të tillë ja kushtoi gjeneratave për arsim e kulturë.

Maksut Maksuti la gjurmë të thella në jetën sportive e edukative të shumë breza të rinjë.

Varrimit bëhet sot në varrezat e qytetit në Gjilan.