Ndërroi jetë ish-gjyqtari dhe vëzhguesi i basketbollit

Në moshën 72-vjeçare vdiq Tafil Hoxha, ish gjyqtar dhe vëzhgues dhe punëtor shumëvjeçar i basketbollit dhe sportit.

Tafil Hoxha ka qenë gjyqtar republikan në ish Jugosllavi dhe për shumë vjet e ka ndarë drejtësinë në liga republikane dhe liga federative të femrave.

Pas mëvetësimit të sportit të Kosovës, në vitet e 90-ta ka qenë vëzhgues i ndeshjeve dhe anëtar i trupave dhe komisioneve të ndryshme në FBK.

Si vëzhgues i ndeshjeve është angazhuar edhe pas luftës deri para disa viteve.