Ndërrimi i trajneri te Wolfsburgu bën që Admir Mehmedi të vlerësohet më shumë

Tani trajner i Wolfsburgut është Florian Kohfeldt, që dikur kishte drejtuar Werder Bremenin e Milot Rashicës.

AI e ka vlerësuar lartë stilin e lojës së Admir Mehmedit, në të cilin nuk llogariste ish-trajneri ivan Bommel.

30-vjeçari nga Gostivari, Mehmedi, nuk u përfshi në listën e Wolfsburgut për Ligën e Kampionëvenga holandezi.

“Admiri është një lojtar i cili dëshiron të luajë vazhdimisht. Si të gjithë lojtarët, ai e ka vëmendjen time dhe ai mund ta tregojë më të mirën në stërvitje. Shenjat e para ishin të mira”.

“Ende nuk mund të marr një vendim final. Marrëdhënia ime me të është shumë e mirë”.

“E njoh atë dhe gjithmonë e kam pëlqyer stilin e lojës që e bën ai”, ka thënë Kohfeldt.

Mehmedi sivjet ka zhvilluar vetëm dy ndeshje, në Kupë dhe Bundesligë.

Enis Bardhi në formacionin më të mirë të eliminatoreve

“Drenica është në borxhe, nuk janë vetëm dy paga”, Lushtaku rrëfehet pas dorëheqjes të kryesisë