Ndërpritet për disa minuta El Clasico, shikoni aksionin interesant të tifozëve të Barcelonës!

Është ndalur El Clasico për disa momente.

Në pjesën e dytë¸tifozë të Barcelonës kanë hedhur në fushë disa topa të verdhë me ngjyrë të flamurit të Katalunisë në shenjë proteste për situatën aktuale politike atje, përcjellë Gazeta Olle.

Menjëherë pas kësaj, punëtorët e fushës kanë larguar topat e hedhur.

Por regjia spanjolle nuk e transmetoj këtë momente fare.

E në fillim të saj, tifozët katalunas kanë shfaqur një mesazh, që ka marr vëmendjen në gjitha mediat botërore.

“Spanjë, ulu dhe fol. Liri!”, ishte mesazhi i tifozëve të Barcelonës.

Një mesazh i tillë ishte shfaqur edhe para takimit afër stadiumit ku po zhvillohet ndeshja nga protestues të shumtë.

Kjo ka bërë që edhe forcat e sigurisë të jenë në numër mjaft të madh për këtë takim.