Ndërpritet ndeshja, tifozët pushtojnë fushën (VIDEO)

Ndeshja e Ligës së Evropës, ndërmjet Dinamos së Kievit dhe Guingampit, është ndërprerë në minutën 80. Shkaktar janë bërë tifozët që kanë vërshuar fushën.

Ndeshja rifilloi pas 7 minutash.

Ukrainasit e Dinamos po fitonin 3:1 në fushën e vet, kurse ndeshja e parë është mbyllur 2:1 për francezët. (Gazeta Olle)