Ndërpritet loja, kthehet në shtëpi para kohe dhe e gjen gruan me ‘shfaler’

4 maji i vitit 2013 do të mbetet përgjithmonë i ngulitur në kokën e një tifozi italian. Në atë ditë, u tradhtua nga skuadra e tij, në fushë, dhe nga gruaja, në shtrat.

Po flasim për një tifoz italian, i cili u largua nga stadiumi para kohe dhe e gjen gruan në shtrat me një tjetër.

Duket një skenë e një filmi, dramë ose komedi, zgjidheni vetë, por ka ndodhur seriozisht. Dhe, ky rast ka përfunduar në tribunë, shkruan Zëri.

Në fakt, ndeshja ndërmjet Vicenzas dhe Empolit ishte ndërprerë derisa vendësit po humbisnin 0:5, pasi tifozët vendës e vërshuan stadiumin, të pakënaqur me lojën e skuadrës së tyre të zemrës.

E tifozi nuk priti deri në vazhdimin e saj (përfundoi 1:5) dhe shkoi më herët se që e kishte paraparë gruaja e tij. Pasi e zbuloi tradhtinë, 36 vjeçari e sulmoi fizikisht ‘shfalerin’ e gruas së tij, i cili u lëndua dhe e denoncoi.

Dashnori i gruas së tij e tërhoqi denoncimin vetëm tash, për shkak të aspektit ekonomike, pasi s’kishte para të mjaftueshme për ta paguar lëndën.