Ndërpritet finalja e futsallit, Liburni kampion i Kosovës

Titulli kampion i elitës së futsallit kosovar për edicionin 2014/15 i ka takuar skuadrës së Liburnit, e cila e festoi atë pas ndeshjes kundër Feniksit në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Takimi nuk e gjeti fundin pasi që futbollistët mysafirë e sulmuan gjyqtarin pas një penalltie që e akordoi ai për gjakovarët, pranë rezultatit 3:3, e që për mysafirët nuk ekzistoi.

Më pas, gjyqtarët e mbyllën ndeshjen fare pa u akorduar penalltia dhe kështu Liburni e festoi trofeun e madh. /Gazeta Olle