Ndërprerja e finales së basketbollit dhe reagimet e Pejës e Federatës (VIDEO)

Ndeshja e tretë finale e play-offit ka përfunduar me fitore zyrtare të Sigal Prishtinës, pasi Peja nuk është kthyer nga zhveshtoret për të vazhduar pjesën e dytë, raporton Tribuna Channel.

Të dyja skuadrat e nisën lojën me një nervozizëm, gjë që ndikoi në shumë gabime në gjuajtje dhe pasime nga të dyja palët, mirëpo Bardhekaltërit arritën ta përmbyllin çerekun e parë me katër pikë epërsi, 17-13.

Në çerekun e dytë, në skenë doli Dardan Berisha me trepikëshat e tij, të cilët e destabilizuan skuadrën e Pejës, ndërsa vendasit e ngritën epërsinë e tyre në 13 pikë(39-26) në fund të pjesës së parë.

Peja nuk u rikthye në sallë për të vazhduar pjesën e dytë të lojës dhe gjyqtari kryesor i ndeshjes i dha fitoren zyrtare skuadrës së Sigal Prishtinës.