Ndërprehet ndeshja Prishtina – Kastrioti

Prishtina-Kastrioti është ndërprerë në minutën e 58-të e 34 sekonda, kur rezultati ishte 29:27 për Prishtinën, ndeshje e vlefshme e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Hendbollistët e Kastriotit nga Ferizaj tërhiqen nga fusha për shkak se ishin të pakënaqur me ndajrjen e drejtësisë nga gjyqtarët Eshref Beqiri dhe Afrim Azemi. Në ato momente Kastrioti kishte mbetur në fushë me tre lojtarë dhe ky ishte kulmi, kur ata vendosën të largohen nga fusha.

Ndeshja u ndërpre, ndërsa kjo i qiti një hije të zezë hendbollit. Të gjitha ndeshjet gjysmëfinale (femra-meshkuj) u zhvilluan në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Finalet do të zhvillohet të dielën (nesër) në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, e para luhet në konkurrencën e femrave, në orën 15.00, ndërsa te meshkujt fillon në orën 17.00 dhe sipas të gjithave gjasave takohen Besa Famiglia-Prishtina. Besa Famiglia nga Peja ishte shumë më e mirë se Kosova e Vushtrrisë dhe triumfoi me rezultat 38:29 (22:14).