Ish-futbollisti i njohur, Nderim Nexhipi pritet të zytarizohet sot (e martë) si drejtor sportiv i ri i klubit nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, FC Shkupi.
Nexhepi në edicionin e fundit ishte pjesë e futbollit turk si drejtor i përgjithshëm i klubit Manisa, por u nda para disa muajsh me marrëveshje të dyanshme.
Megjithatë, drejtuesi i njohur shumë shpejt do t’i kthehet pozitave drejtuese në futboll, ku kësaj radhe nga zgjedhur vendlindjen e tij, Maqedoninë e Veriut.
Telegrafi mëson se Nexhipi ka pranuar ofertën e klubit të vendlindjes së tij, FC Shkupi për t’u bërë drejtor sportiv.
Zyrtarizimi dhe prezantimi i Nexhipi pritet të bëhet gjatë ditës së sotme (e martë).
Nexhipi në ta kaluarën ka punuar me shumë sukses edhe në klubin e Kosovës, Ballkani, por edhe te Kukësi në Shqipëri.
Ndryshe, Shkupi në këtë fillim sezoni ka pasur formë të përzier dhe renditet në pozitën e gjashtë në tabelë pas 13 xhirove të zhvilluara.