Ndërhyrje ‘kung-fu’ nga Arturo Vidal, gjyqtari e ndëshkoi direkt me të kuq (VIDEO)

Shpresat e Kilit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës janë aktualisht në rrezik, pasi pësuan humbje 2-0 në shtëpi ndaj Ekuadorit.

Kilianët nuk arritën të kualifikoheshin në edicionin e vitit 2018 dhe aktualisht është i gjashti në grupin CONMEBOL.

Vetëm pesë skuadrat e para në grup kalojnë në fazën tjetër, me Brazilin dhe Argjentinën që tashmë kanë siguruar kualifikimin.

Vidal's tackle

Kili – i cili fitoi Kupën e Amerikës në vitet 2015 dhe 2016 – do të duhet të përmirësohet në katër ndeshjet e fundit nëse duan të kalojnë ose Perunë ose Kolumbinë në vendet e kualifikimit.

Ndeshja kundër Ekuadorit filloi në mënyrën më të keqe të mundshme për ta, pasi Pervis Estupinan u dha epërsinë mysafirëve pas vetëm nëntë minutash.

Më pas, në 15 minuta lojë, mesfushorit veteran Arturo Vidal iu dha një karton i kuq direkt.

Mesfushori i Interit e gjeti vetën në një situatë tejet të keqe, pasi bëri ndërhyrje brutale ndaj Felix Torres Caicedo.

Ekuadori tani është gjashtë pikë larg në vendin e tretë dhe duket i vendosur për të arritur në Kupën e Botës 2022, e cila do të ishte një arritje e madhe.

Xavi e kërkon te Barcelona sulmuesin që e kishte në Al Saad

Kastrati: Kanë filluar procedurat për Andin Lokaj – “rasti do te trajtohet nga komisioni disiplinor”