Është duke u zhvilluar super derbi anglez mes Liverpoolit dhe Arsenalit në Anfield.
Dy skuadrat e mëdha angleze janë duke u përballur në ndeshjen e parë gjysmëfinale të EFL Cup, ku vetëm pas 24 minutave lojë Arsenali ka mbetur me një lojtar më pak.
Ishte mesfushori shqiptar Granit Xhaka që është ndëshkuar direkt me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes.
Sulmuesi portugez Diogo Jota po shkonte drejt portës së Arsenalit, derisa Xhaka bëri një ndërhyrje të rëndë duke shqelmuar atë.
Si lojtar i fundit që ishte, Xhaka u përjashtua menjëherë me karton të kuq, edhe pse prishtinasi protestoi për kartonin e kuq direkt.
Pas 35 minutave lojë, ndeshja në Anfield mes Liverpoolit dhe Arsenalit është baras 0-0.
https://twitter.com/FTBLZone_/status/1481722171898855424?s=20