Ndërhyrje “horror” ndaj kundërshtarit, Gjasula përjashtohet me karton të kuq (Video)

Ndeshje për t’u harruar për Klaus Gjasulës e kjo e sotmja ndaj Werder Bremen. Mesfushori i Kombëtares shqiptare e nisi këtë takim si titullar, por në minutën e 23-të të sfidës u ndëshkua me karton të kuq.

Gjasula bëri një ndërhyrje “horror” ndaj kundërshtarit të tij, ndërsa gjyqtari e ndëshkoi me karton të verdhë.

Në këto momente ndërhyri VAR që thirri arbitrin e sfidës për ta parë më mirë këtë ndërhyrje të ashpër dhe pas rishikimit, gjyqtari i nxori kartonin e kuq Gjasulës, shkruan Newsport.

Një gabim i rëndë për 32-vjeçarin që lë skuadrën e tij me 10 lojtarë në një përballje të vështirë si kjo ndaj Werder Bremen. Gjasula pas kësaj ndeshje, do të bashkohet me Kombëtaren shqiptare pasi është ftuar nga trajneri Reja për dy ndeshjet miqësore ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Malisheva me një reagim të fuqishëm në drejtim të gjyqtarit Gramos Shala, FFK-së dhe VAR-it

Shijoni dy ‘raketat’ e Ardi Qorrit që i dhanë Feronikelit pikën e parë pas tetë humbjeve radhazi