Ndërhyrja më brutale e vitit, portieri dënohet me 4 ndeshje dhe 12 mijë euro

Schalke 04 mposhti Eintrachtin e Frankfurtit me rezultatin 1-0 të dielën në “Gelsenkirchen”, në një takim që do të mbahet mend gjatë për një ndërhyrje “horror” të portierit dhe kapitenit të vendasve Alexander Nubel.

Ky i fundit, në një aksion të lojtarëve të Frankfurtit, doli nga porta dhe në tentativë për t’i larguar topin nga zotërimi sulmuesit Gacinovic, e goditi këtë të fundit me takë në gjoks, në mënyrë vërtetë të rrezikshme.

Gacinovic ia doli të ringrihet dhe të vijojë lojën pas ndërhyrjes.

Gjithsesi, Federata Gjermane dënoi portierin Nubel me 4 ndeshje pezullim dhe një gjobë prej 12 mijë eurosh për atë ndërhyrje të papërgjegjshme, që rrezikoi edhe jetën e kundërshtarit.

Më poshtë mund të shikoni ndërhyrjen e rrezikshme të tij.