Ndërhyrja horror në Messin, argjentinasi i shpëtoi një lëndimi të tmerrshëm në ndeshjen ndaj Venezuelës

Kombëtarja e Argjentinës ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Venezuela 1-3.

Lautaro Martinez, Joaquin Correa dhe Angel Correa ishin autorët e golave për Kombëtaren argjentinase.

Por Argjentina deri te kjo fitore erdhi pasi edhe vendasit mbetën me një futbollist më pak në fushë.

Mbrojtësi vendas, Adrian Martinez u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrje horror në Lionel Messin.

Gjeniu argjentinas i shpëtoi një lëndimi të tmerrshëm, pasi Martinez ndërhy tmerrshëm sa që Messi rrezikonte të thyente këmbën.

Gjithsesi Messi shpëtoi lehtë nga kjo ndërhyrje dhe qëndroi në fushë për gjatë 90 minutave.

Futbollisti kosovar, Dardan Jashari i jep fund beqarisë

Wenger tregon të ardhmen e Erling Halaand