Ivan Balliu është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm për skuadrën e La Liga, Rayo Vallecano. Mbrojtësi i kombëtares në sezonin e fundit regjistroi plot 35 ndeshje me spanjollët ndërsa shënoi edhe një gol e dhuroi dy asiste.
Ecuri e cila i ka siguruar 30-vjeçarit një marrëveshje të re me Rayon, teksa klubi spanjoll ka zyrtarizuar kontratën e re të shqiptarit. Tashmë, Ivan Balliu do të jetë i lidhur me Rayo Vallecanon deri në fundin e sezonit 2024-2025.
Kujtojmë se mbrojtësi i djathtë është pjesë e spanjollëve prej vetëm një viti (diçka që nuk e pengoi të shpaloste vlerat), teksa u transferua nga Almeria me të cilën aktivizohej në La Liga 2. Në të kaluarën, Balliu ka luajtur edhe në Francë me Metz duke provuar si elitën ashtu edhe kategorinë inferiore./ss/
OFICIAL | @ivan_balliu será jugador del Rayo Vallecano hasta final de la temporada 2024-25. pic.twitter.com/XcuxuLhIZ2
— Rayo Vallecano (@RayoVallecano) July 7, 2022