Ndarja e grupeve në Ligën e Parë, Grupi A me shumë emra të skuadrave të mëdha në futbollin e Kosovës

Liga e Parë e Kosovës në futboll do të vazhdojë të jetë e ndarë në Grupin A dhe B, shkruan Zeri.info.

Të dy grupet do të përbëhen me nga dhjetë skuadra, ashtu siç ishte edhe në sezonin 2020/21.

Në sezonin 2021/22 do të kemi disa skuadra të reja në Ligën e Parë. Fushë Kosova dhe Rahoveci janë skuadrat që siguruan inkuadrimin nga Liga e Dytë.

Gjithashtu, pjesë e kategorisë së dytë të futbollit kosovar do të jenë edhe Besa, Arbëria e Trepça ’89, skuadra të cilat nuk siguruan mbijetesën në Superligë.

Besa, Trepça ’89 dhe Rahoveci do jenë pjesë e Grupit A, kurse Arbëria dhe Fushë Kosova në Grupin B.

Grupi A do të duket kështu:

  • Besa.
  • Trepça ’89.
  • Istogu.
  • A&N.
  • Liria.
  • Trepça.
  • Vëllaznimi.
  • Onix.
  • Drenasi.
  • Rahoveci.

Kurse, Grupi B do të duket kështu:

  • Arbëria.
  • Flamurtari.
  • 2 Korriku.
  • Vitia.
  • Kika.
  • Ramiz Sadiku.
  • Dardana.
  • Vllaznia.
  • Ferizaj.
  • Fushë Kosova.