Ndalet Roma, fiton Napoli (VIDEO)

Roma është ndalur në fushën e vet, duke luajtur 1:1 me Feyenoordin, në kuadër të 1/16 së finales së Ligës së Evropës.

Romanët me këtë barazim rrezikojnë eliminimin. Gervinho i kaloi ata në epërsi në pjesën e parë, ndërsa në minutën 55 barazoi Richards.

Ndërkohë, Napoli thuajse me një këmbë është në të tetën e finales. Ata mundën 4:0 turqit e Trabzonsporit në udhëtim. Henrique, Higuain, Gabbiadini dhe Zapata shënuan gola.

Ëolfsburgu mundi 2:0 Sportingun, kurse Evertoni fitoi 4:1 në Zvicër ndaj Young Boysit. (Gazeta Olle)

 

https://www.youtube.com/watch?v=8ezvAiLdnbw