NBA, Chicago fundos Brooklynin

Chicago Bulls i dha një goditje të rëndë shpresave të Brooklyn Nets për tu kualfikuar në fazën Play-Off, pasi arriti të fitonte përballë skuadrës Nju-Jorkeze në Barclays Center me rezultatin e thellë 113-86. Një humbje me të vërtetë e vështirë për tu kapërdirë kjo nga ana e Brooklyn-it pasi e zbriti skuadrën e trajnerit Lionel Hollins në vendin e 9-të të Konferencës së Lindjes.

Në sfidat e tjera të mbrëmjes së NBA spikat dueli në distancë mes Oklahoma City Thunder dhe New Orleans Pelicans për vendin e 8-të në Konferencën e Perëndimit, pozicioni i fundit që të kualifikon në fazën Play-Off. City Thunder falë edhe paraqitjes fantastike të Westbrook që realizoi gjithsej 36 pikë 11 rebound dhe 7 asiste kaluan pa shumë vështirësi Portland Trail Blazzers me rezultatin 101-90, ndërkohë Pelicans nga ana e tyre mundën Minnesota Timberwolves 100-88. Aktualisht vendin e 8-të në Perëndim e mban New Orleans por të dyja skuadrat regjistrojnë të njëjtin numër fitoresh dhe gjithcka do të zgjidhet në ndeshjen e fundit se kush do të pjesë e Play-Offit City Thunder apo Pelicans.