Ditët e fundit është thënë se Trepça ka arritur marrëveshje me trajnerin Nazmi Rama, shkruan Gazetaolle.com.
Megjithatë, edhe pse ishte në negociata me klubin nga Adem Jashari, ndihmësi i trajnerit Ramiz Krasniqi të Kosova U-19, nuk i është bashkuar Trepçës.
“Ishim në negociata, por që kushtet nuk u plotësuan dhe vendosa që mos ta marrë ekipin në këtë gjendje”, ka thënë Nazmi Rama për Gazetaolle.com.
Trepça në edicionin e fundit e humbi statusin e skuadrës elitare derisa në edicionin e ri do të bëjë gara në Ligën e Parë. /Gazetaolle.com