Navas: Jam i pakënaqur, dua të luaj

Përkundër formës jo të mirë, Iker Casillas ka mbetur opsioni i parë i Carlo Ancelottit, i cili e ka lënë kështu portier rezervë Keylor Navasin.

E ky i fundit ka shpërthyer duke e shprehur pakënaqësinë e tij, pasi që kërkon më shumë minutazhë.

“Unë nuk e kam pritur këtë. Nëse nuk luaj, është e vështirë që t’i tregoj vlerat e mia. Unë dua të luajë më shumë”, deklaroi Navas.

Ai bëri një gafë në ndeshjen kundër Espanyolit, që i kushtoi me gol Real Madridit. /Gazeta Olle