NATO ‘pushton’ kryeqytetin

Të emëruar sipas Aleancës veri-atlantike, ekipi NATO, është fitues i turneut të Prishtinës, në kategorinë Profi, në kampionatin e Streetballit, “Limak Streetball Kosova 2015”.

 

Të udhëhequr nga dy lojtarët aktivë të Bashkimit, Kreshnik Juniku dhe Altin Morina, ai i Yllit Artin Gashi dhe veterani Arianit Çollaku, ekipi NATO ka triumfuar në finalen e turneut të Prishtinës, duke dhënë kështu emrin e dytë të Superfinalistit, që më 18 korrik, do të luftojë për çmimin e madh në Superfinalen në Prizren.

NATO, në finale mposhti ekipin Air Force 1, që po ashtu kishte në përbërje lojtarë aktiv, Albatrit Berishën e Altin Sahitin, që ndeshjen finale e bënë shumë interesante, duke e vendosur në sekondat e fundit, me rezultat 20:19, në favor të NATO-së.

Pas ekipit “The Answer”, fituesit e turneut në Prizren, NATO është ekipi i dytë që do të luftojë për çmimin e madh më 18 korrik në Prizren, në kategorinë Profi, e që është çmimi aktraktiv “7 ditë në Turqi, dorën n’xhep pa e shti.

Të shtunën, në kryeqytet krahas kategorisë Profi, u zhvilluan garat edhe në kategorinë amatore, ku fitues doli skuadra Fenchat, në përbërje të Jon Ajetit, Valdrin Tahirit, Dardan Sejdiut e Visar Latifajt.

Në ndeshjen finale, Fenchat mposhtën ekipin Thug Life, që mori pjesë për herë të 15-të rresht në Streetballin e Kosovës, në vendin tonë.

Finalja e amatorëve, u vendos pas vazhdimeve, pasi ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras. Dy pikë në minutat shtesë nga ekipi Fenchat, u siguruan atyre vizën për pjesëmarrje në Superfinalen e kategorisë amatore, që zhvillohet po ashtu më 18 korrik në Prizren.

Turneu i Prishtinës, ka qenë njëri nga më cilësorët deri më tani, me lojëra interesante, shumë rivalizuese dhe dramatike, në të dy kategoritë.

Pjesëmarrja ishte maksimale me 16 skuada, në të dy kategoritë të ndara në dy grupe, ndërsa ndeshjet në kryeqytet i kanë përcjellë rreth 2 mijë shikues, që kanë gravituar gjatë ditës.

Karvani i Limak Streetball Kosova 2015, vazhdon të dielën më 5 korrik, me turneun e tretë të këtij viti, që të dielën mbahet në Mitrovicë.

988564_459555127559310_7382397954051194228_n nato natoo natto nattoo