Natë për t’u harruar nga Llapi, mposhtet me rezultat të pastër nga Buducnosti

Llapi është mposhtur me rezultat 2-0 nga Buducnosti në ndeshjen e parë të Conference League.

Në ndeshjen e zhvilluar në Podgoricë, ishte një natë për t’u harruar nga fituesit e Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Të dy golat erdhën në pjesën e parë, ndërsa Llapi për 60 minuta luajti me një lojtar më pak në fushë.

Vendasit shënuan fillimisht përmes Lazar Mijovic, në minutën 23-të, shkruan Gazeta Olle.

Në minutën e 30-të Llapi mori një goditje të rëndë, pasi Bianor Neto u ndëshkua me karton të kuq direkt, pas ndërhyrjes si lojtar i fundit.

Në po atë aksion, Buducnosti realizon edhe golin e dytë përmes Urus Ignjatovic.

Në pjesën e dytë Llapi tentoi disa herë por ishte e pafuqishe për të ngushtuar rezultatin.

Tani skuadra e Batatinës do të tentojë një përmbysje të mundshme në ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri”. /Gazeta Olle/

Shkëlqen Shkëndija, me një këmbë në raundin e dytë të Conference League

Shënoi golin e fitores për Gjilanin, Dabiqaj: Nëse luajmë me vetëbesim të plotë mund të kualifikohemi tutje