Natë horror për shokun e Gjimshitit, hajdutët i plaçkitën shtëpinë gjatë sfidës së Champions-it

Përveç humbjes dhe eliminimit nga Championsi nga skuadra e Villarrealit, sulmuesi i Atalantës, Luis Muriel është përballur dhe me vjedhjen që i kanë bërë banditët shtëpisë së tij.

Gjatë ndeshjes ndaj spanjollëve mbrëmjen e djeshme hajdutët i kanë hyrë në shtëpi duke vjedhur çdo gjë me vlerë, përfshirë ora dhe bizhuteri.

Dje për kolumbianin ishte një nga ato netë që duhen harruar shpejt ku përveç eliminimit nga kompeticioni madhor europian ai u përball dhe me shtëpinë e tij të vjedhur nga hajdutët.

Stinori vjeshtor përmbyllet me superderbin mes Prishtinës dhe Penzës

Nuhiu: Jemi në moment të mirë, besoj se do ta vazhdojmë ecurinë pozitive