Nata e Ligës së Evropës: Kush kualifikohet sonte?

Sonte zhvillohen tetë ndeshjet e kthimit të 1/16-tës së finales në Ligën e Evropës të cilat do të prodhojnë tetë skuadrat çerekfinaliste të kësaj gare.

Vëmendja mbase shkon më shumë në “Olimpico” të Romës, atje ku verdhekuqët do të provojnë ta kalojnë Fiorentinën në ndeshjen që llogaritet si derbi italian i Evropës.

Verdhekuqëve iu mjafton edhe një barazim pa gola pas barazimit 1:1 në takimin e parë, por trajneri Rudi Garcia e di që Romën e tij mund ta këndellë vetëm një fitore pas krizës së madhe që po kalon në Serie A.

Top-ndeshja tjetër e mbrëmjes vjen po ashtu nga Italia, ku “Giuseppe Meazza” sjellë betejën italiano-gjermane ndërmjet Wolfsburgut dhe Interit.

Mysafirët llogariten favoritë për kalimin tutje pas fitores 3:1 në ndeshjen e parë, ndërsa lajm i keq për zikaltërit është se ata duhet të luajnë pa kosovarin e lënduar Xherdan Shaqiri.

Në ndeshjet tjera takohen Dinamo Moska-Napoli, Dinamo Kiev-Everton, Ajax-Dnipro, Beshiktash-Club Brugge, Torino-Zenit dhe Sevilla-Villarreal. /Gazeta Olle