Nata e fundit e vitit 2019 ‘bombastike’ për Pejën, prezantoi dy super përforcime

KB Peja dje ka gëzuar tifozët e tyre me dy super përforcime.

Së pari, skuadra pejane bëri zyrtare rikthimin e Arti Hajdarit në ‘Karagaçi’, raporton Gazeta Olle.

Kurse, pak pas mesnatës së fundit të vitit 2019, skuadra pejane lëshojë edhe një ‘bombë’.

Peja, prezantoi amerikanin Keanau Post.

“KB Peja ka arritur marrëveshje me Keanau Post për pozitën e qendrës. Kanadezi është 27 vjeçar dhe është i gjatë 211 cm”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kjo skuadër, gjatë kësaj jave pritet të bëjë prezantimin e disa transfereve të reja, ku pritet të jetë pretendenti kryesor për titull./Gazeta Olle