Nasri dhe Lohan dëfrehen në Paris

Gazetarët e prestigjiozes franceze ‘Public’, e kanë fotografuar Samir Nasrin në shoqërinë e Lindsay Lohanit, në lokalin e famshëm të Parisit, “Rasputin”.

Mesfushori i Manchester Cityt dhe aktorja e famshme janë takuar të shtunën e kaluar, kur në “Vielle Lumiere” kishte nisur java e modës.

Thuhet se Nasri dhe Lohan kanë kërcyer dhe pirë bashkë në lokal deri në mëngjes. Ndërkohë, e dashura e Nasrisë, Anara Atanes, ka shpjeguar gjithçka në profilin e saj në “Twitter”.

“Këto fotografi nuk më shqetësojnë aspak. Kam qenë unë ajo që ia kam prezantuar Samirit, Lindsayn. Shpresoj që revista të sqarojë gjithçka. Lindsej është shoqja ime”, tha modelja.