Kompania “Nartel” i reagon sërish Trepçës, zbulon fakte tjera

Kompania Nartel, tashmë ish-sponsore e KF Trepça i ka reaguar sërish drejtuesve të klubit.
Trajneri i Trepçës reagoi mbrëmë se Nartel u largua pasi pronarit të kompanisë nuk ia inkuadruan djalin në lojë.

Sot Nartel vazhdoi me akuza tjera, e që lidhen sërish me djalin e tij.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë.

Ne si kompani që e kemi përkrahë financiarisht këtë klub, jemi dëshmitar për padrejtësitë që janë bërë ndaj disa lojtarëve mjaft solid, e të cilët edhe janë përjashtuar nga klubi prej se është larguar trajneri i mirënjohur kosovar Fidaim Haxhiu, ndërsa ekipin e kanë marr në udhëheqje trajnerët Sheremet Isufi dhe Emin Baliqi.

Në të njejtën kohë që janë përjashtuar këta lojtarë, klubi nuk i ka kryer obligimet financiare ndaj tyre, ne si sponzor i kemi edhe emrat e këtyre lojtarëve.

Ne reagimin e krytarit të klubit dhe trajnerëve apostrofohet edhe biri im i cili deri dje ka qenë pjesë e këtij klubi.

Në fillim të kampionatit biri im ka qenë në dy ndeshjet e para startues me paraqitje mjaft solide dhe dy herë në bankinë, por prej asaj loje, dmth 6 ndeshjet e fundit nuk është aktivizuar asnjë minutë. Unë si sponzor asnjëherë nuk jam ankuar, as madje që kam biseduar me trajnerë në lidhje me mos aktivizimin e tij. Disa prej lojtarëve më respektabil të klubit më është thënë se pse zotëri spo bisedoni me kryetarin dhe trajnerët se djali juaj e meriton te jetë startues, madje shumë më parë se këta qe janë duke luajtur aktualisht në pozitën e tij.

Meqë më është apostrofuar emri im kinse për shpifje, do të paraqes me fakte dëshmitë dhe emrat që të kuptojë opinioni mitrovicas, që reagimi për mos aktivizim nuk vjen nga unë por nga bashkëlojtarët e tij siç janë:

Enis Zabërxha, futbollist me emër i dëshmuar në futbollin kosovar, kapiteni Samir Sahiti, Amir Prishtina dhe disa të tjerë, deklaratat e të cilëve i kam si dëshmi që i është bërë padrejtësi birit tim, e të cilat i posedon Kryetari Haxhiu.

Ndërsa deklaratat e trajnerëve janë tejet tendencioze, sepse trajneri Sheremet Isufi thotë që as në 18-she nuk e meriton, sepse e largon birin tim e në vend të tij e inkuadron birin e vet. Sa për vlerat e djalit të Sherës nuk kam të drejtë të flas sepse opinioni mitrovicas e din më mirë.

Unë kur e kam transferuar djalin tim në këtë klub, asnnjëherë nuk kam kerkuar që ai të luajë pse unë e ndihmoj klubin, por vetëm nëse e meriton, e që e meriton të luaj madje edhe si startues i ceka emrat e bashkëlojtarëve të tij të cilët e kanë pohuar këtë.

Më habiti shumë deklarata e krytarit të klubit Avni Haxhiu që në reagim e tij tregon se nuk është mirënjohës për ndihmën të cilën ia kam dhënë klubit, të cilin ai tani e quan simbolike, derisa në kohën kur e kam ndihmuar e cilësonte si ndihmë shumë të madhe.
E lus kryetarin që publikisht t’i tregojë opinionit sa është ajo shumë që unë kam dhënë KF Trepca, që ai e quan simbolike.

Dhe në fund sa i përket organizimit të klubit, më së miri tregon fakti ku treneri Sheremet Isufi në Vushtrri pas përfundimit të pjesës së parë të lojës, ka dashur që fizikisht të qerojë hesapet me njërin prej lojtarëve të vet, si dhe tabela e klasfikimit ku KF Trepça gjendet në vendin e parafundit