Napoli pas Xhakës

Listës së gjatë së klubeve që po kërkojnë shërbimet e mesfushorit shqiptar të Borussia Monchengladbach, Granit Xhakës i është shtuar edhe skuadra italiane e Napolit.

Presidenti i klubit italian, Aurelio de Laurentiis është i gatshëm që të shpenzojë para të majme gjatë janarit për ta sjellë nën urdhrat e trajnerit italian, Maurizzio Sarrit.

Sipas medieve angleze, Napoli ka kontaktuar tashmë agjentin e reprezentuesit zviceran, ku De Laurentiis shpreson ta transferoj futbollisti për 15 milionë euro. Napolitanët gjithashtu kanë ofruar 25 milionë euro për Daniele Ruganin, e cila është hedhur poshtë nga Juventusi javën e kaluar.

Kujtojmë se për shërbimet e 23-vjeçarit, i cili po kalon pushimet në Kosovë, kanë shprehur interesim edhe Liverpooli, Arsenali dhe Bayern Munich.