Napoli pas trajnerit gjerman

Jurgen Klopp është në shënjestrën e presidentit të Napolit, Aurelio de Laurentis.

Numri 1 i klubit të kaltër ka vendosur që pasardhësi i Rafa Benitez në stolin e skuadrës të jetë trajneri i suksesshëm gjerman, i cili me Borussia Dortmund ka fituar 2 kampionate gjermane dhe ka arritur 1 finale të Champions League.

Sipas sportmediaset.it, De Laurentis do të flasë personalisht me teknikun për ta bindur që t’i bashkohet projektit të tij.

Kontrata e Jurgen Klopp me Borussia Dortmund skadon në vitin 2018, por sezoni zhgënjyes në Bundesligë që po kalojnë verdhezinjtë ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e këtij trajneri.

Klopp