Napoli pas Rashicës, përmenden 5 milionë euro

Milot Rashica vlen miliona euro. Këtë e tregojnë edhe shkrimet e fundit të mediave italiane, sipas të cilave Napoli është shumë i interesuar për talentin e Vitesses.

Napoli për shërbimet e tij do të ofrojë 5 milionë euro dhe ai shihet si lojtar i së ardhmes, shkruan Sportmediaset.

Ndërkohë, sajtet e afërta me Napolin si ‘napolicalciolive.com’, bëjnë me dije se Rashica shihet si pasardhës i Huguainit, raporton Olle.